Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vlerësuar se procesi zgjedhor në katër komunat veriore në Kosovë është duke u zhvilluar pa probleme.
Apostolova gjatë vizitës së saj në mëngjes në një nga vendvotimet në Mitrovicën Veriore, tha se gjithçka është e organizuar mirë dhe se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në rregull.
Ajo gjithashtu përmendi edhe fillimin e një iniciative të BE-së lidhur me procesin zgjedhor.
“Së fundmi ia dolëm të marrim një deklaratë të nënshkruar nga të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe Listën Serbe, dhe kjo iniciativë po e fuqizon procesin zgjedhor në Kosovë”.
“Ka ende probleme teknike që duhen zgjidhur, p.sh emrat nëpër listat zgjedhore, andaj është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë me këtë iniciativë”.
Lidhur me mundësinë e dorëheqjes se kandidatëve për kryetar të komunave nga Lista Serbe, siç kishte ndodhur paraprakisht, Apostolova tha se shpreson që do të kenë bashkëpunim në të ardhmen.
“Jemi mjaft të angazhuar me qeverisjet lokale, kemi projekte të ndryshme, kemi ‘Development front’ që i dedikohet kësaj pjese të Kosovës dhe shpresoj shumë që do të kemi kohë për të punuar së bashku”.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...