Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur para pak çastesh në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.
Klan Kosova ka siguruar dhe momentin kur nisin grushtimet dhe përplasjet mes të pranishmëve, në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica” ku po zhvillohej proces zgjedhor i kësaj nëndege.
Pas gjithë kësaj zënke, salla është liruar e tëra nga pjesëtarët e LDK-së.
Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e tjera rreth kësaj përplasjeje fizike që ndodhi brenda LDK-së në Mitrovicë.
https://youtu.be/XFp0PJzMLV4
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq