Ne guxojmë, ne protestojmë, ne të drejtat po kërkojmë, neve frika s’na ndalon, ne guxojmë ne protestojmë. Kjo është një pjesë nga himni i komunitetit LGBTI, të cilët po protestojnë në kryeqytet.
“Unë jam transgjinore. Kam mbështetjen e familjes. Paragjykime ka, por kam vendosur të mos dëgjoj. Kam ardhur nga Vjena, jam kosovare”, shprehen disa prej tyre.
“Në kohën tonë këta i shanim”, thotë një zonjë.
Ambasada Pink i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të kërkojë ndjesë publike ndaj gjithë të dënuarve LGBTI, gjate regjimit të komunizmit. Sipas saj presidenti i vendit duhet të ushtrojë faljen e dënimit për gjithë personat LGBTI të dënuar gjatë dikaturës.
“Gej, lesbike, bi, trans, krenare, revolucionare, jena knej, jena gej, s’është festë, është proteste”, kështu mbyllet himni i komunitetit që i bën thirrje familjeve dhe shoqërisë t’i thonë ndal Transfobise dhe Homofobisë./Tch/
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!