Ish-pjesëtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, ka propozuar themelimin e një agjencie intelegjente për kapjen e serbëve që kanë kryer krime e që ndodhen në shtete tjera.
Një praktikë të tillë e kishte ndjekur Izraeli.
Përkrahësi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Ridvan Tahiri, ka thënë se vetëm kryetari aktual i PDK’së mund ta bëjë një gjë të tillë.
“Per kapjen e kriminelve te luftes te cilet kan kryer krime dhe gjenocid mbi popullin shqiptar ne luften e Kosoves. 1.Skuadra e vëzhgimit 2.Skuadara e intervenimit dhe arresitimit.3.Skuadra diplomatike e cila merret me kordinimin e shteteve mike per ekstardim. Kete mund ta ben vetem nje njeri Kadri Veseli”, ka shkruar Tahiri në Fb.
I njëjti ka publikuar fotografi të trajnimeve jashtë Kosovës. Në njërën prej bluzave që ka veshur i shkruan “Israel Tactical Schooll, Counter Terror Academy”.
Nuk dihet nëse në këto trajnime ka shkuar si zyrtar i Kosovës apo është në kapacitete private.













E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...