Ilaçet e para që do të ndalojnë qelizat kancerogjene të bëhen rezistente ndaj trajtimit mund të jenë të disponueshme gjatë dakadës së ardhshme, thonë shkencëtarët.
Instituti për Hulumtime të Kancerit ka shpallur një investim prej 75 milionë dollarësh për këtë qëllim.
Shefi ekzekutiv i kësaj organizate, Paul Workman, tha se aftësia e kancerit për t’u përshtatur ndaj ilaçeve është sfida më e madhe në trajtimin e sëmundjes.
Ilaçet e reja mund ta bëjnë kancerin një sëmundje “të menaxhueshme” në afat të gjatë dhe “më shpesh të shërueshme”, tha ai.
Workman tha se do të duhen 10 vjet për testimet laboratorike dhe studimet klinike para se ilaçet e reja të jenë në dispozicion për pacientët.
Studiuesit thonë se trajtimet ekzistuese, siç është kimioterapia, nganjëherë dështojnë sepse qelizat më të rrezikshme të kancerit përshtaten dhe mbijetojnë gjatë trajtimit, duke shkaktuar që sëmundja të përsëritet, shkruan REL.
Shkencëtarët synojnë të përdorin metoda të reja duke përfshirë trajtimin përmes kombinimit të shumë llojeve të ilaçeve dhe inteligjencën artificiale për të parashikuar dhe ndikuar në evoluimin e qelizave të kancerit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...