Brazili e ka publikuar skuadrën për Kupën e Amerikës që do të mbahet në këtë verë.
Trajneri Tite do të jetë në shtëpi dhe ka një skuadër të foto me lojtarë.
Emra si Alisson e Ederson në portë, pastaj Neymar e Roberto Firmino në sulm, tregojnë që Tite ka shumë lojtarë të klasit botëror në dispozicion.
Megjithatë ai ka lënë disa emra të njohur jashtë listës.
Në fakt, Fabinho i Liverpoolit mungon.
Aty nuk janë as dyshja e Real Madridit Marcelo dhe Vinicius Júnior.
Douglas Costa nga Juventusi, Felipe Anderson i West Ham Unitedit dhe Lucas Moura i Tottenham Hotspur po ashtu janë lënë jashtë skuadrës. /Telegrafi/
Portierët : Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Cassio (Corinthians).
Mbrojtësit: Daniel Alves (PSG), Fagner (Corinthians), Filipe Luís (Atlético Madrid), Alex Sandro (Juventus), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG), Marquinhos (PSG), Éder Militão).
Mesfushorët: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Man City), Arthur (Barcelona), Allan (Napoli), Lucas Paquetá (Milan), Philippe Coutinho (Barcelona).
Sulmuesit: Neymar (PSG), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax), Everton Soares (Grêmio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City).
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...