Mauro Icardi do të largohet nga Inter, por do të mbetet në Serie A.
Sulmuesi argjentinas po kalon momentet më të pakëndshme prej se është pjesë e Interit.
26 vjeçari që ka shënuar mbi 100 gola në fanellën ‘zikaltër’, që nga muaji shkurt i është hequr shiriti i kapitenit, dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë.
Situata e krijuar, dhe aspak e favorshme për të, ka bërë që Icardi të vendos të largohet nga Inter.
Mediet në Itali raportojnë se Icardi tashmë ka vendosur për të ardhmen, dhe ai ka zgjedhur Juventusin, përcjell ‘lajmi.net’.
Te Juventus, Icardi do të krijojë partneritet me Cristiano Ronaldon, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kalimit të Paulo Dybala te Inter.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri