Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas “BBC”, Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.
Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës.
Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoritet shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.
“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri. Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit