Hapja e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dhunimin e një gruaje nga forcat serbe, fotografinë e së cilës e publikoi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Flora Brovina, është për keqardhje.
Kështu është shprehur për arbresh.info, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Sipas tij, Prokuroria Speciale ka me qindra raste të njëjta, e të cilat nuk i heton tash e 20 vjet.
“E kur kjo prokurori në sirtarët e saj ka me qindra e qindra raste ndoshta edhe të njëjta që nuk i trajton.20 vite pas lufte, krimet e luftës në Kosovë po luftohen vetëm me deklarata politike si nga politika ashtu dhe nga prokuroria” tha Miftaraj.
Ai ka kritikuar edhe publikimin e fotografive të grave të dhunuara gjatë luftës.
Sipas tij këto raste të dhunimeve seksuale gjatë luftës po përdorën për poenë politikë.
“Asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të drejtën që për poenë politikë të keqpërdor fatkeqësinë e femrave të dhunuara gjatë luftës. Është fatkeqësi, që politika dhe sistemi i drejtësisë kanë lidhur “pakt” qe përmes heshtjes dhe mos veprimit të iu ofrojnë imunitet të plotë kriminelëve të luftës.” tha Miftaraj
Kujtojmë se deputetja Brovina fotot i ka publikuar gjatë seancës plenare ku parashihej të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Ky veprim i deputetes Brovina u kritikua nga shumë zyrtarë, përfshirë edhe nga ish-presidentja e Koosvës, Atifete Jahjaga. /Arbresh.info/E.Haxhiu
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...