Sheffield United ka pranuar në formë huazimi 3 milionë funta nga familja e terroristit Osama bin Laden.
Ky zbulim befasues është bërë nga një Gjykatë e Lartë në Londër gjatë një rasti ku janë përfshirë bashkëpronarët e United, Kevin McCabe dhe Prince Abduallah, transmeton portali arbresh.info.
Avokati i princit Abdullah, Andreas Gledhill QG pretendoi se shuma prej 3 milionë funta për të ashtuquajturin “Projekti Delta” që i është dhënë United mund të vërehet se vjen nga familja e ish kreut të Al Keades.
Gledhill ka thënë në gjykatë se drejtori McCabe “e dinte se parat kanë ardhur nga një tjetër burim, përkatësisht nga një anëtarë i familjes së Bin Ladenit”.
Skuadra e Chris Wilder përfundoi në pozitën e dytë në Championship këtë sezon dhe do t’i bashkohet skuadrës së Norwichit në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...