Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Kosovë, të kryesuar nga Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, me të cilët bisedoi për Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se vendet me demokraci të zhvilluar e vlerësojnë rolin e shoqërisë civile në proceset zhvillimore dhe për këtë, Qeveria e Kosovës do të trajtojë shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile.
Kryeministri Haradinaj, gjithashtu tha se do të angazhohet që të punojnë së bashku rreth rekomandimeve të ngritura nga shoqëria civile, sipas të cilëve, Draft ligji që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozuar Kuvendit, ka pësuar ndryshime nëpër komisionet parlamentare dhe se ato ndryshime cenojnë standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.
Kryeministri Haradinaj tha se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, sidomos lidhur me ndërtimin e demokracisë dhe të vet shtetit ligjor, prandaj Qeveria që ai drejton, në bashkëpunim me deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i adresojë këto shqetësime, për projektligjin në fjalë./arbresh.info
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...