Ukraina do të vendosë sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, me të cilat ndalohet porosia e produkteve të caktuara nga ky shtet dhe vendosjen e doganës së veçantë, tha sot kryeministri Vladimir Grosman.
“Ky është një kthim për embargon e shtrenjtë dhe dogana speciale për mallrat ruse”, tha Grosman, duke shtuar se kufizimet do të zbatohen për ato produkte që “prodhohen tërësisht në Ukrainë” ose mund të zëvendësohen me produkte alternative.
Ndalimi zbatohet për lloje të caktuara të produkteve industriale, plehrave minerale, produkteve bujqësore, mjeteve të transportit, pllakave dhe llojeve të tjera të mallrave.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 gusht dhe si i tillë synon të parandalojë daljen e kapitalit dhe do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës në Ukrainë.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit