Këshilltarja e Kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla ka komentuar intervistën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhënë medias serbe TV Pink. Ajo ka thënë se Rama ka zgjedhur këtë media për të sqaruar qëndrimin rreth taksës së Kosovës ndaj Serbisë.
Haradinaj në një status në Facebook ka thënë se edhe në këtë intervistë, Rama nuk resht së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tani e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë.
“Kryeministri Rama paska zgjedhur një media serbe nga Beogradi, TV Pink, për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit. Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tani e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”, ka shkruar ajo.
“Analogjia që po tentohet – duke përdorur taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes, korrigjimit,shkëmbimit, është strategji e dështuar në kohë të gabuar të historisë”.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...