Gareth Bale raportohet se do të refuzojë rikthimin në Tottenham për shkak se nuk e ka me nxitim transferimin në Premierë Ligë.
Koha e uellsianit në Real Madrid duket të jetë afër fundit pasi Zinedine Zidane i ka bërë të qartë 29-vjeçarit se nuk është pjesë e planeve të tij, transmeton portali arbresh.info.
Por, Daily Mirror pretendon se sulmuesi, i cili ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij, është duke refuzuar të largohet dhunshëm nga Bernabeu.
Madje raportet thonë se sulmuesi do të largohet vetëm për t’iu bashkuar një klubi elitë të Evropës.
Bale ka fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve qysh pas transferimit rekord të tij në Madrid nga “Spursët” në vitin 2013. Por, Madridi dëshiron të shkarkojë anësorin për shkak se Zindane nuk dëshiron të ketë atë më në skuadër.
Sun Sport raporton se skuadra në La Liga e ka ofruar atë te klubi i tij i vjetër për huazim në një marrëveshje 10 milionëshe për sezon, por Bale është kundër një ideje të tillë./arbresh.info/
Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për...
Asambleisti i VV-së i vendos një letër Ramës në foltore gjat...
“Koalicion gjigant”, Azemi i VV-së “përplaset” me Sokol Havo...
Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të ...
Begaj sot dhe nesër në Kosovë, policia njofton për ndërprerj...
Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Ja...