Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë bëri përurimin e objektit të ri të ambulancave specialistike në QKUK.
Një objekt modern prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me aparaturën më moderne, tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 1000 pacientë në ditë, trefishin e kapacitetit të kaluar.
Videon e ka postuar ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.
“36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume. Në më pak se dy minuta mund të vëreni dallimin para dhe pas investimit. E dimë se kemi ende punë për të bërë, por me ndryshimet si këto, gjenda në shëndetësi po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ministri Ismaili.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...