Ylli i Chelsea, Eden Hazard, ka konfirmuar se e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, me belgun që mund të largohet nga “Stamford Bridge” për te Real Madridi. Bisedimet mes dy klubeve për këtë futbollist kanë qenë të vazhdueshme, prej disa kohësh, megjithëse ka pasur shpresa në Londrën perëndimore se Eden mund të nënshkruajë ende një kontratë të re. Marrëveshja e tij aktuale me blutë e Londrës do të përfundojë në verën e vitit 2020.
Chelsea kërkon 130 milionë euro për yllin e vet, për të cilin ndeshja kundër Leicester City, të dielën, mund të ketë qenë e fundit në Premier League, me fanellën e Chelsea. Skuadra e Sarrit siguroi vendin e tretë në klasifikim dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Hazard ka zbuluar se kjo arritje nuk do të ketë ndikim në të ardhmen e tij:
“Jo, nuk mendoj kështu. Unë e kam marrë vendimin tim. Pres që gjërat të ndodhin, por ia kam thënë klubit disa javë më parë. E kam marrë vendimin tim, por nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kemi edhe një finale për të luajtur dhe pastaj do të shoh. E di mirë se si tifozët janë duke e pritur vendimin tim, por kjo është situata”.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia