Sipas shkencëtarëve, njerëzit nuk kanë nevojë për aftësi fizike të veçantë, për të zbuluar se ç’do të ndodhë në të ardhmen. Trupi i njeriut ka fuqinë të parashikojë gjëra, sado e çuditshme të tingëllojë kjo!
Para se të emocionoheni shumë, po ju themi që këto parashikime nuk kanë të bëjnë fare me numrin e fëmijëve që do të bëni apo sa pasuri do vini 10-vjeçarin tjetër.
Gjithsesi, njihuni me gjërat interesante që trupi jua thotë ditë pas dite.
1. Motin!
E keni parasysh kur gjyshja thotë: “Më dhembin kockat, do bier shi!” Besojeni! Trupi i njeriut e ndjen ndryshimin e temperaturave apo afrimin e shiut. Disa njerëz, këtë ndryshim e ndjejnë përmes dhimbjes së migrenës, e ndërsa të tjerë përmes gjymtyrëve të trupit.
2. Rrezikun!
Shumë njerëz janë në gjendje ta parashikojnë rrezikun apo të ndjejnë kur diçka s’po shkon mirë. Trupat tanë janë në gjendje alarmi deri në momentin që rreziku është i pranishëm dhe stresi në nivele të larta.
3. E ndjen nëse ai është apo jo i duhuri!
Nëse po kërkoni për shpirtin tuaj binjakë, trupi ka potencialin të dijë nëse ai është apo jo i duhuri. Kjo sepse arrin të kapë sinjale që tregojnë sesa përputheni me personin që keni përballë. Ndonëse ju s’po e mendonit, trupi juaj e vlerëson partnerin përmes aromës dhe shijes së tyre.
4. Pranverën!
Nëse vuani nga alergjitë sezonale, mund t’i thoni të gjithëve se pranvera është pas deri, shumë përpara se të ketë ardhur zyrtarisht. Trupi i të ekspozuarëve ndaj polenave, reagon menjëherë ndaj ndryshimit të klimës./revistaanabel/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...