Bregdeti i Durrësit nuk po frekuentohet as nga vizitorët ditorë. Paqëndrueshmëria e motit ka bërë që plazhi të duket i braktisur njësoj si në dimër.
Ngjashëm me ditë dimri, plazhi i Durrësit është zbrazur nga pushuesit. Maji me mot të paqëndrueshëm ka bërë që bregdetit t’i mungojnë vizitorët prej ditësh. Në plazh vështirë të shohësh pushues. Të vetmit që e shfrytëzojnë për ndonjë shëtitje duket se janë vetë banorët e zonës.
Edhe këta numërohen me gishtat e dorës. Një situatë e pazakontë për muajin që ndodhemi. Ndikuar nga moti i paqëndrueshëm shoqëruar me ulje temperaturash, pushimi në bregdet nuk po shihet si alternativa më e pëlqyeshme.
Krahas vizitorëve plazhit, këtë muaj i kanë munguar edhe investimet. Vija bregdetare nuk është pastruar nga leshterikët. Ndërsa plugimi dhe dezinsektimi i brezit të rërës ende nuk është bërë.
Kjo për shkak të motit të pafavorshëm. Kjo gjendje vonon përgatitjet, duke ndikuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili në këtë periudhë duhet të ishte gati për të pritur pushuesit e parë./ABC News Albania
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...