Belshi ka hapur sezonin turistik dhe për një jave aty është festuar. Aktivitetet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga Dita e Balonave tek Miss Afërdita.
Prej një jave Belshi është në festë. Me hapjen e sezonit turistik, banorët e Dumresë po kalojnë netë argëtuese në qytetin e tyre.
Ishte festa e balonave, ajo që hapi javën e gëzueshme. Më pas fesat e Afërditës, Festivali i Dritave dhe Miss Afërdita 2019. Data me simbolike, të cilat lidhet me të kaluarën historike dhe kulturore të trevës së Dumresë e njohur për bukuritë natyrore që i dhurojnë 84 liqenet karstikë.
Në lashtësi në liqenin e Seferanit kryhej riti i dhurimit në nder të Perëndisë së Bukurisë Afërditës. Pikërisht për këtë motiv, një pjesë e aktiviteteve edhe sot simbolizojnë emrin e saj.
E gjithë zona e Dumresë është kthyer në destinacion turistik gjatë viteve të fundit. Çdo ditë bëhen ndryshime për zhvillimin e trevës./ABC News Albania
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...