Për shtatzëninë e Meghan Markle është folur gjatë, aq sa nuk është aspak habi të jeni ndjerë sadopak pjesë e pritjes së ëmbël të dukeshës së Sussex-it, e cila pre supozohej të sillte fëmijën e parë në fillim të muajit prill, por Archie Harrison Mountbatten Windsor erdhi në jetë më 6 maj. Menjëherë pas lindjes së trashëgimtarit të ri të familjes mbretërore, lajmi u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat dhe të gjithë prisnin të shihnin sa më parë fytyrën e vogëlushit, e cila u zbulua më në fund me datë 8 maj.
Mirëpo prezantuesi radiofonik Danny Baker guxoi të bënte ”një shaka” paksa të rëndë që i kushtoi vendin e punë. 61-vjeçari bëri një postim në Twitter për foshnjën mbretërore duke i bashkangjitur fotografinë një majmuni të veshur me kostum.
Postimi i Baker në Twitter pati reagime të ashpëra në rrjetet sociale ku shumica kërkuan që ai të pushohej nga BBC. Ai e konfirmoi pushimin e tij nga puna po në Twitter duke shkruar: “Sapo u pushova nga @bbc5live”.
Prezantuesi, i cili e quajti postimin në Twitter si një gabim idiot, insistoi në një intervistë për Sky News se ai nuk ishte racist. Baker pati një reagim agresiv ndaj lajmit të heqjes nga puna në rrjetet sociale, duke i akuzuar shefat e tij që e kishin tradhtuar për interesat e tyre./living.al/

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...