Kreu i Partisë Demokratike sot në orën 12:20 minuta ka shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimi e protestuesve të arrestuar mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Edi Rama, do e marrë përgjigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar.
“Vetëm pak orë më parë, junta kriminale e Edi Ramës e shndërroi Tiranën në një fushë beteje me popullin, në një fushë beteje me protestuesit, të cilët u bashkuan në protestën më të madhe për liri, demokraci, për Kushtetutë për shtet të se drejtës, për gjithçka që duhet e do ta bëjë Shqipërinë Evropë. Vetëm pak orë më parë, e gjithë qendra e Tiranës, u përball me gazin helmues. Ky ishte një akt kriminal që kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës për liri dhe demokraci. E ka të kotë! Popullit nuk ndalet opozita nuk ndalet!
Muaji pas muaji, që nga dita që Edi Ram e mori pushtetin me bandën e krimit, është asgjësuar çdo institucion shqiptar. Parlamenti ishte i pari që ra dhe në atë karrige ulen sot kriminelë.
Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, por faqen e zezë, llumin e këtij vendi që e ka marrë peng. Nga Parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit, me njeriun më të korruptuar, arrogant dhe mashtrues që iu vuri shkelim në fyt shqiptarëve dhe që uli në tavolinën e babëzisë kriminelët, me të cilin ndan pushtetin. Ata kanë instaluar, përmes një grushti shteti, juntën e krimit në vend. Junta i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit, i ka orët e numëruar. Skenari i dhunës që vuri dje lëvizjet me kriminelë të veshur me uniformën e policisë se shtetit, i shërbeu për t’i treguar Edi Ramës dhe mbarë botës, që ai është i interesuar për dhunë dhe që do e marrë përgjigjen e plotë, nesër nga shqiptarët e bashkuar”, paralajmëroi Basha./T.CH
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...