Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thuhet të jetë afër për të siguruar një marrëveshje te Interi por agjenti i tij ka hedhur poshtë këto sugjerime.
Kroati ka qenë pjesë e “Blaugranëve” që nga viti 2014 pasi iu bashkua atyre nga Sevilla, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet misterioze për shkak se klubi spanjoll është eliminuar sërish nga Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Mundo Deportivo raporton se Barcelona do të ishte e gatshme për t’i lejuar atij të largohet për 50 milionë euro, një figurë që ka “trembur” Interin.
Megjithatë, Rakitic duket se nuk dëshiron të largohet nga gjiganti katalunas dhe agjenti i tij ka deklaruar se mesfushori është i lumtur në klub.
“Barcelona është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe Ivani është i lumtur për të qenë pjesë e tij”, ka thënë Dejan Rakitic për Tuttomercatoweb.
“Megjithatë, për atë që do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk e di”
“Por, kjo është situata sot dhe Ivani është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të sjellë një tjetër trofe në shtëpi”, përfundoi ai./arbresh.info/
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...