Alfredo Perez Rubalcaba, ish-kryetari i Partisë Socialiste spanjolle (PSOE) ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Gjatë karrierës së tij, Alfredo Perez Rubalcaba ka qenë edhe Ministër i Arsimit, Ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër.
Gjatë kohës që ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm është dalluar më së shumti për tentativat që ka bërë me terroristët e ETA-s, të cilët në vitin 2011 ndaluan luftimet.
Rubalcaba dha dorëheqjen nga drejtimi i PSOE pas zgjedhjeve evropiane në vitin 2014, ku partia mori vetëm 23% të votave. Në vend të tij, u zgjodh kryeministri aktual spanjoll, Pedro Sanchez./Opinion.al
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë