Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri e ka pranuar se skuadra e tij nuk është kandidate për titull sezonin e ardhshëm.
Solskjaeri thotë se ata janë shumë larg nga Manchester City dhe Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se duhet të jem shumë i sinqertë që sfida për titull vitin tjetër do të ishte e mrekullueshme, por ne jemi larg nga ajo pikë”, ka thënë Solskjaeri para vizitës të së dielës ndaj Cardiff Cityt.
“Sezonin e ardhshëm ne kemi një hapësirë për të mbyllur, nëse ne menaxhojmë të arrijmë deri në shkurt apo mars atëherë do të ishte fantastike”, shtoi ai.
“Djajtë e Kuq” zyrtarisht janë gjithashtu në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...