Bazuar në raportet në Itali, ish drejtori ekzekutiv te Arsenali, Ivan Gazidis, është i interesuar për të transferuar Shkodran Mustafin në AC Milan.
Gazidis u largua nga Arsenali gjatë muajit tetor për të marrë pozitën si drejtor ekzekutiv te AC Milani dhe tani është duke u përgatitur për të merkaton e tij të parë të transferimeve në klubin italian, transmeton portali arbresh.info.
54-vjeçari ishte përgjegjës për nënshkrimin me Mustafin te Arsenali për 35 milionë funta nga Valencia gjatë verës së vitit 2016.
Bazuar në një raport nga Tuttosport, Gazidis tani dëshiron të sjellë Mustafin në San Siro dhe tashmë ka nisur bisedimet me mbrojtësin shqiptar.
Mustafi ka pasur probleme këtë sezon për të gjetur formën dhe është kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit për gabimet e shumta gjatë javëve të fundit./arbresh.info/
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...