Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka bërë emër këtë sezon pavarësisht eliminimit mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve nga Tottenhami.
Ajaxi tejkaloi të gjitha pritshmëritë duke befasuar të gjithë botën me eliminimin e Real Madridit dhe Juventusit për të arritur madje edhe në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në atë që është raportuar nga Radio Radio, Roma me ndihmën e një ndërmjetësuesi ka kontaktuar me Ten Hagun para gjysmëfinales së mbrëmjes së kaluar duke folur rreth mundësisë së trajnerit holandez për t’iu bashkuar “Giallorossëve” si kryetrajner në sezonin e ardhshëm.
Marrë parasysh performancat e Ajaxit, përveç trajneri edhe një numër i madh lojtarësh pritet të largohen ndërkohë që tashmë Frenkie de Jong i është bashkuar zyrtarisht Barcelonës.
De Ligt është duke u përfolur po ashtu për kalim te gjiganti katalunas ashtu si shumë yje të tjerë te kampioni i Holandës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...