Mbi 450 pelegrinë të vdekur në Mekë

13:48 | 24 Shtator 2015
M. A.

(I plotësuar )Së paku 453 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.

Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 719 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin.

(I) Së paku 310 persona që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik, Meka.

Mbrojtja civile e Arabisë Saudite ka thënë se edhe 450 të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij incident në Mina, rreth 5 kilometra larg nga Meka. Shtyrja mes pelegrinëve ndodhi në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit. Mbi 2 milion pelegrinë ndodhen në Mekë.

Ditë më parë një vinç u rrëzua në Xhaminë e Madhe të Mekës, duke vrarë 109 njerëz dhe duke plagosur rreth 400 të tjerë. Haxhi ka qenë kryesisht pa incidente për nëntë vitet e fundit si rezultat i një seri të përmirësimeve të sigurisë q kishin bërë autoritetet saudite. Në vitin 2006, një incident i ngjashëm shkaktoi vdekjen e 364 pelegrinëve në Mekë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale