Mediat italiane i kanë bërë jehonë një historie të rrallë të ngjashme me një përrallë. “Corriere della Sera” ka sjellë atë që e kanë quajtur “një histori të vërtetë dashurie”.
Partneri i saj u gjet i vdekur mbi ujë, me qafën e thyer me siguri i goditur me ndonjë shkop nga një njeri i pashpirt. Dhe ajo, nuk mundi më të jetonte pa të. Vdiq 2 ditë më pas pasi nuk hëngri më. Një histori e dhimbshme që nxjerr në pah ndjenja njerëzore, por në fakt behet fjalë për 2 mjellma.
Ngjarja ka ndodhur në 5 maj në liqenin e parkut të Recoaro Terme në Viçenca. Aty u gjet në ujë pa jetë një mjellmë femër. Kryetari i Bashkisë Davide Branco që ishte interesuar për këtë histori tha se ishte i trishtuar për çiftin e mjellmave që prej vitesh jetonin në këtë liqen.
“Femra nuk hëngri më. Ishte e qartë se do të përfundonte në këtë mënyrë, por nuk kishim se çfarë të bënim.”- tha ai për “Corriere” duke treguar se ishte ai që e nxori zogun e pajetë nga uji. Ai tha se trupat e zogjve do t’ja dërgonin Institutit Zooprofilaktik për të bërë analizat përkatëse.
Sipas kryebashkiakut këto lloj zogjsh e përjetojnë largimin e partnerit të tyre. për ngjarjen është përfshirë edhe policia lokale që po heton për të gjetur autorin e goditjes së mashkullit. Ai do të akuzohet për vrasje të paligjshme të kafshëve./lapsi.al/
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...