Lionel Messi nuk ishte në disponim për të folur pas kapitullimit të Barcelonë në Liverpool mbrëmjen e kaluar.
Ylli i Barcelonës humbi shanset për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar nga Liverpooli pavarësisht fitores 3 me 0 në takimin e parë mes tyre, transmeton portali arbresh.info.
Messi ishte jashtëzakonisht i qetë, plotësisht ndryshe nga performanca e javës së kaluar kur realizoi dy herë, përfshirë një gol nga gjuajtja e lirë prej 35 metrave.
Në fund, pamjet shfaqin se argjentinasi nuk ishte fare i impresionuar dhe kaloi me shpejtësi gazetarët në zonën e miksuar.
Messi mund të shihet duke ecur me shpejtësi si dhe duke refuzuar të bisedojë me gazetarët si pasojë e asaj që ndodhi gjatë 90 minuta lojë.
Por, nuk kishte ikje për trajnerin e Barcelonës – Ernesto Valverden, i cili pranoi pas ndeshjes se e ardhmja e tij mund të jetë në rrezik pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve./arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...