Sergio Busquets iu kërkoi falje tifozëve të Barcelonës derisa lojtarët e Liverpoolit festuan rikthimin e tyre tronditës në Anfield.
Barcelona dukej se ishte afër për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores 3 me 0 në Camp Nou gjatë ndeshjes së parë javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, në sezonin e tyre të dytë radhazi, Barcelona pësoi një tjetër debakël në Evropë ndërkohë që Liverpooli shënoi katër gola duke iu përgjigjur në formë të shkëlqyer gjigantit katalunas për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Por derisa lojtarët e Liverpoolit ishin duke festuar para tifozëve të klubit me plotë zë duke e kënduar “You’ll Never Walk Alone”, Busquets ishte duke dhënë një intervistë mjaftë emocionuese për një televizion spanjoll.
“Ata ishin më të mirë se ne. Ata luftuan në ndeshje që nga minuta e parë”, ka thënë Busquets.
“Ne kishim shanse për të shënuar gol dhe kishim nevojë por nuk ndodhi. Nuk mund të them diçka tjetër”
Derisa lotët mund të shihen duke rrjedhur në sytë e Busquetsit, mesfushori shtoi: “Unë vetëm dua t’i kërkoj falje tifozëve. Pas Romas, ne nuk dëshironim që kjo të ndodhë sërish”
“Nëse nuk krijoni presion ndaj në skuadre si kjo dhe ju nuk shfrytëzoni shanset atëherë jeni në telashe. Është vështirë të thoni diçka tjetër. Ne iu kërkojmë falje tifozëve tanë”, përfundoi Busquets./arbresh.info/
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...