Policia rajonale e Pejës ka bërë me dije se të hënën një person nga Deçani ka raportuar se është kanosur nga persona të dyshuar, duke i vendosur para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit (AK47, kal. 7.62 mm).
Njësitet patrulluese së bashku me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar prova dhe dëshmi që ndërlidhen me rastin e kanosjes.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, janë siguruar informacione për personin e dyshuar dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën dhe ditën e njëjtë është kryer një kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar: M. B.(1970).
Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’. Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale./Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...