Presidenti amerikan, Donald Trump diskutoi sot në linjë telefonike me Shinzo Abe për testet e raketave të kryera nga Koreja e Veriut, kryeministri japonez saktësoi se Uashingtoni dhe Tokio synojnë të koordinojnë përpjekjet dypalëshe për të arritur denuklearizimin e Phenianit.
Trump bëri të ditur gjithashtu se trajtoi edhe çështjen e marrëdhënieve tregtare me liderin japonez, me anë të një postimi në Twitter se kishte zhvilluar një bisedë shumë të mirë.
Regjimi koreano-verior ka kryer të shtunën teste me raketa dhe armë taktike të telekomanduara, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të provokimeve, ndërsa negociatat për çështjen bërthamore janë ndërprerë, përcjell atsh.
Abe tha për median pas bisedës telefonike me miliarderin republikan se vendet e tyre po kërkojnë arritjen e denuklearizit të plotë të gadishullit korean në sajë të një bashkëpunimi të plotë dypalësh.
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...
Sulmoi një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...