A.N., 29 vjeç dhe I.L., 18 vjeç, që të gjithë banues në Vlorë.
Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 4 Maj 2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin. Mësohet se 4 personat e arrestuar nuk është hera e parë që vidhnin policinë kufitare, pasi më 8 mars kanë vjedhur dy targa automjetesh. Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve./tch/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?