Trazirat e muajit mars të vitit 2004 kanë bërë që ruajtja e objekteve religjioze ortodokse serbe, të rregullohet edhe me akte ligjore, ndërkohë që për një siguri të tillë nuk kanë nevojë kishat katolike apo xhamitë.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, që nga viti 2010 i kishin lënë në përgjegjësi njësiteve policore të Kosovës, ruajtjen e monumenteve fetare, duke përfshirë këtu Manastirin e Graçanicës atë të Deçanit, mandej monumentet në Gazimestan, si dhe disa kisha të tjera ortodokse serbe nëpër Kosovë.
Ndonëse ky kalim i kompetencave të KFOR-it në ato të Policisë së Kosovës, nuk iu kishte pëlqyer prijësve fetar serbë, Policia e Kosovës mori përsipër sigurinë e tyre dhe ende po vazhdon të ruaj këto monumente fetare.
Madje vendimi i KFOR-i në atë kohë pati ngjallur reagime të ashpra të Kishës Ortodokse Serbe, e cila përmes përfaqësuesve të saj thoshte se një vendim i tillë do ta cenojë sigurinë e objekteve të shenjta në Kosovë.
Ishte Peshkopi Teodosie i cili kishte thënë se as kisha dhe as populli serb nuk i beson Policisë së Kosovës. Ai pati sqaruar se vendimi i KFOR-it është marrë pa pajtimin e Kishës Ortodokse Serbe.
Teodosije thoshte se me këtë vendim dërgohet, porosi shumë negative, para së gjithash për popullin serb, “dekurajohet kthimi dhe i vihet vulë spastrimit etknik të popullit serb”.
Mirëpo tash e sa vite pjesëtarët e Policisë së Kosovës po bëjnë mbikëqyrjen e monumenteve fetare.
Njësiti për sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë, ka pohuar se Policia e Kosovës bënë monitorimin e këtyre objekteve 24 orë.
Në një përgjigje nga zyra për informim e Policisë së Kosovës dhënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, bëhet e ditur se janë gjithsej 24 objekte në tërë territorin e Kosovës të cilëve iu bëhet sigurimi i plotë.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës është Njësia për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare e cila funksionon më shumë se 6 vite në kuadër të Drejtorisë për sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë dhe personaliteteve (DSORVP) në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pas formimit të kësaj njësie sigurohen gjithsej 24 objekte në tërë territorin e Republikës së Kosovës 24/7”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e policisë.
Tutje, zyrtarët policorë thonë se njësiti përkatës që merret me sigurimin e objekteve fetare ka arritur të zhvillojë vazhdimisht kapacitetet dhe të avancojë marrëdhëniet me përfaqësuesit e bashkësive fetare, si dhe me organizata të ndryshme në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.
“Gjatë punës së deritashme, njësia ka arritur të zhvillojë vazhdimisht kapacitetet e saja, të avancojë bashkëpunimin me përfaqësuesit e bashkësive fetare, institucionet e Qeverisë së RKS, institucionet ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e zyrës për informim nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, objektet e trashëgimisë historike serbe të dëmtuara gjatë periudhës së trazirave të marsit të vitit 2004, janë restauruar me mjetet e qeverisë, e cila restauroi ato pasi konsideron se janë pasuri e Kosovës dhe si të tilla duhet të ruhen nga të gjithë.
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Daci...
Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së
Gjiganti anglez nis bisedimet me Alonson për emërimin si tra...
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...