Vetëm 17 vjeç dhe Anxhelo Ndrecka, mesfushori shqiptar, ka luajtur ndeshjen e tij të parë në kampionatin e Serisë A në Itali në ndeshjen Kievo-Spal.
Skuadra nga Verona u mposht me rezultatin 0-4, teksa Ndrecka qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje deri diku të kënaqshme, pavarësisht rezultatit.
17-vjeçari kishte kohë që grumbullohej nga trajneri me ekipin e parë, ëndrra e tij u bë realitet pikërisht ditën e sotme.
Ai është pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa shpreson që në një të ardhme të veshë fanellën e kombëtares së parë.
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...