Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka dhënë një koment interesant dhe të papritur për skuadrën e Ajax Amsterdam.
Ajax ka bërë surprizën më të këndshme në edicionin 2018/19 të futbollit, duke prekur fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Holandezët arritën që së bashku me Bayern të kalojnë grupin e Ligës së Kampionëve, për të eliminuar pastaj në 1/16 skuadrën e Real Madrid.
Në fazën çerekfinale, skuadra nga Amsterdami eliminoi favoritët e këtij kompeticioni, Juventus, për tu takuar në gjysmëfinale me Tottenham, ku nga ndeshja e parë gëzon avantazhin 1:0.
Por, sipas trajnerit të Juventus, e gjithë kjo ka ardhur pasi Ajax ka qenë me fat në këtë garë, duke marrë si shembull edhe mungesat e shumta të Tottenham.
“Në Ligën e Kampionëve ka disa momente që gjithçka shkon mirë. Ajax na takoi ne kur na mungonin pesë lojtarë” ka thënë ai për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.
“Pastaj ata shkojnë në Londër, ku Tottenham luan pa Kane, Son dhe lëndohet Vertonghen” ka shtuar ai.
Por, shumica e audiencës sportive nuk mendon njësoj sikur Allegri, pasi të gjithë janë të fascinuar me lojën që skuadra holandeze po e aplikon.
Ata shihen tashmë si favoritët për të kaluar edhe në fazën finale, pas avantazhit të krijuar në ndeshjen e parë në Londër.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...