Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, konsideroi se në procesin e dialogut Kosova duhet të ndryshojë sjellje, ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm dhe serioz, shkruan arbresh.info
Sipas tij po kritikohemi se si Kosova ka dy zëra në këtë dialog
“Të gjithë kritikojnë se si Kosova ka dy zëra në këtë dialog. Unë konsideroj që këtu duhet t’a ndajmë mendjen dhe të shprehim gatishmëri për të punuar, pasi njohja nga Serbia do t’a ndihmonte Kosovën, sepse nëse në vitin 2019 nuk ka rendësi marrëveshja me Serbinë atëherë çfarë rëndësie kishte në vitin 2015. Por, sa i përket në samit nëse asgjë tjetër e ka një rendësi sepse e ka boshtin e rëndësisë të Bashkimit Evropian se sa ka qenë deri dje. Deri dje kanë qenë qëndrime individuale dhe tërheqëse duke e bartur rendësin kryesore te zyra e Mogherinit. Garanca vjen ma së shumti nga përgatitja jonë e brendshme, me të gjithë pjesëmarrjen politike. Me procesin e dialogut nuk duhet të sillemi siç jemi sjell më herët, nuk kemi pasur as platformë, dhe tash do kishte me qenë fatkeqësi e madhe nëse sillemi kështu, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe serioz t’a krijojmë një opsion që do ishte i dobishëm për Kosovën. Platforma që është miratuar, çështja thelbësore është që nuk do të ketë asnjë marrëveshje pa njohje”, thotë Ymeri./Arbresh.info
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt