Komisioneri evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn reagoi pas Samitit të Berlinit duke thënë se pret që dialogu Kosovë-Serbi të zhbllokohet dhe që vendet anëtare të Bashkimit Evropian ta mbështesin zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Që përpara takimit, zyrtari i lartë i bllokut e kishte bërë të qartë se qëllimi kryesor i tij ishte vazhdimi i dialogut.
Si Angela Merkel, ashtu dhe Emmanuel Macron theksuan në takimin e organizuar prej tyre se, synimi i tij nuk ishte të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon, transmeton TCH.
Çështja e negociatave të anëtarësimit nuk ishte pjesë e agjendës së samitit, që në fokus kishte kërkimin e një zgjidhjeje për ngërçin mes Kosovës e Serbisë.
Por, Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Evropian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Rekomandimi, sipas tij do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre.
Sipas Hahn, si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar “dritën jeshile” për negociatat, duke theksuar se reformat e brendshme, sidomos atë të gjyqësorit, ndërsa i mëshoi në të njëjtën kohë nevojës për luftë të mëtejshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...