Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kaluar i ka ndarë 1 milion euro për Komunën e Rahovecit. Këto mjete janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.
Mjetet u ndarë nga kategoria e shërbimeve rezervë. Vërshimet në Rahovec vitin e kaluar kishin shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore në atë zonë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se dëmet në vitin e kaluar kanë qenë të mëdha. “Në mbledhjen e kaluar qeveria ndau një milionë euro, natyrisht se shuma nuk është ajo që ne kemi kërkuar, por është infuzion për bujqit”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.
Sipas tij kjo ndihmë është 18 % nga dëmi total që llogaritet se është më shumë. “Kjo shumë do të u ndihmoj fermerëve”, tha ai.
Latifi tha se kërkesa ka qenë mbi pesë milionë euro. Latifi, tha se pret që në të ardhmen fermerët do të u ndihmohen edhe me pjesën tjetër.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...