Të martën i jepet lamtumira e fundit bashkatdhetarit, Ardian Zeqiri, i njohur si heroi i punës, i cili tre ditë me parë ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër, derisa ishte në vendin e punës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Syriganë të Istogut, në ora 14:00, ndërsa kortezhi paraprakisht do të niset nga Skenderaj, raporton KP.
Ardian Zeqiri, 39 vjeçar, ka lënë pas vete 3 fëmijë. Sipas raportit zyrtar të policisë zvicerane, të shtunën rreth orës 12:27 minuta ka pësuar aksident me fatalitet. Në këtë aksident është lënduar edhe SH.R. i cili është duke u trajtuar në spitalin e Araut, përcjell albinfo.ch.
Ardian Zeqiri ishte pronar i firmës “A&A” dhe punëtorët e përshkruajnë si hero i punës, sepse në punët më të vështira nuk i lejonte punëtorët të punonin, por i kryente punët vet, duke mos rrezikuar jetën e punëtorëve.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...