Shkencëtari i njohur ka vuajtur nga sëmundja e rëndë, mirëpo ajo nuk e ka penguar që të ketë trashëgimtarë.
Stephen Hawking ka vuajtur nga skleroza amiotrofike laterale, e cila është e njohur si sëmundje e Lou Gehrig’s apo ALS, e cila i është diagnostikuar kur i ka qenë 21 vjeç.
Sëmundja ka avancuar me kalimin e viteve, mirëpo para se të humbte lëvizshmërinë në pjesën e poshtme të trupit për shkak të sëmundjes, ai ka qenë i aftë të ketë fëmijë.
Skleroza amiotrofike laterale është sëmundje e cila shkakton vdekjen e qelizave nervore si edhe të qelizave të palcës kurrizore, e cila pengon lëvizjet e muskujve.
Si edhe te rasti i Stephen Hawkingut, sëmundja mund të avancojë ngadalë madje me vite të tëra. Paraliza e plotë shfaqet në fazat e zhvillimit të ALS-së.
Edhe pse ka pasur vështirësi në ecje dhe nuk ka mundur të flasë pa probleme, Hawking është martuar në vitin 1965 dhe i ka lindur djali i madh në vitin 1967.
Viteve të tjera, lëvizshmëria e tij është zvogëluar në mënyrë rapide, deri në pikën ku më nuk ka mundur të lëvizë pa paterica dhe nuk ka mundur më të shkruajë.
Fëmija i tij i dytë, vajzë, i ka lindur në këtë periudhë, në vitin 1970. Pothuajse një decenie më vonë, kur aftësitë verbale të Stephenit kanë qenë shumë të vogla si edhe lëvizjet, i ka lindur fëmija i tretë, djalë, në vitin 1979.
Me gjithë thashethemet që fëmija i tij i tretë nuk është i tij, bashkëshortja Jane kurrë nuk pranuar se fëmija nuk është i tij.
E ëma e shkencëtarit edhe vetë ka shfaqur dyshimin duke e pyetur Janen kur kishin qenë vetëm a është ky fëmijë nip i saj, ajo i është përgjigjur që fëmija është vetëm i Stephenit.
Nga atëherë gjendja e tij në mënyrë rapide është përkeqësuar derisa në fazën e fundit të ALS-së, pak para se të vdiste, kishte probleme me frymëmarrjen.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...