Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Evropiane, që pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker si President i Komisionit Evropian, duke se nuk e ka Ballkanin në agjendën e tij.
Në platformën e bërë publike së fundmi, përmendën 12 pikat kryesore që do të përbëjnë edhe prioritetet e Weber, ku në krye të listës është blindimi i kufijve të jashtëm evropianë me 10 mijë roje deri në vitin 2022.
Kandidati i qendrës së djathtë zotohet gjithashtu të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit më Turqinë.
Turqia ka qenë kandidate për t’iu bashkuar unionit që prej vitit 1999.
Bisedimet për anëtarësim nisën në tetor të vitit 2005, por ngecën në 2016-tën, pas atyre që Brukseli i sheh si hapa prapa sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përkeqësimit të pavarësisë se gjyqësorit.
Weber u zotua gjithashtu të luftojë nacionalizmin nga e majta dhe e djathta.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro