Zëvendëskomandanti i Betejës së Koshares, dhe njëri ndër miqtë më të mirë të heroit, Agim Ramadani, Xhafer Gashi, ka rrëfyer për momentin kur të dy së bashku kishin vendosur të kthehen në Kosovë për të luftuar.
Gashi në intervistën e realizuar nga Blic Interview, ka thënë se rënia e familjes Jashari, kishte qenë momenti kyç, ku Agim Ramadani, kishte vendosur që përfundimisht të vijë në Kosovë dhe të luftojë kundër forcave serbe.
”Me Agimin përfundimisht lëvizja për liri ka qenë në Shqipëri, më 11 mars pas rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes, dhe Epopeja që ndodhi në Prekaz”.
”Më kujtohet kur Agimi më tha ”nuk mjafton të rrijmë, por duhet të shohim çfarë po ndodhë atje” dhe ”është momenti t’i kthehemi atdheut tonë”, ka thënë Gashi në rrëfimin e tij.
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...