Reforma zgjedhore në Kosovë po dështon të bëhet qe tetë vjet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga shoqëria civile në vend.
Iniciativa për reformën zgjedhore në Kosovë, e nisur në vitin 2011, është shndërruar si njëra ndër paaftësitë më të mëdha të klasës politike që nga paslufta në vend.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se ky proces nuk është marrë seriozisht asnjëherë nga liderët e subjekteve politike dhe për këtë shkak ka rrezik të përsëritet vjedhja industriale e votave e vitit 2010, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Reforma zgjedhore në Kosovë po dështon të bëhet qe tetë vjet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga shoqëria civile në vend.
Kjo çështje ishte ngritur në vitin 2011, por ka dështuar të ndodhë deri më tani për shkak të mosharmonizimit ndërmjet subjekteve politike.
Njohësit e sistemit zgjedhor kanë thënë se duke pasur për bazë që në secilin proces zgjedhor janë vërejtur probleme dhe kjo në mungesë të ndryshimit të ligjit reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet i institucioneve shtetërore.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...