Juventusi thuhet se ka ndërmend për të shfrytëzuar situatën e paqartë rreth të ardhmes së Keylor Navasit duke shtruar një ofertë për portierin e Real Madridit.
Navas besohet të jetë kthyer në portë te ‘Los Blancos’ sërish pas rikthimit të Zinedine Zidanes në klub muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Zidane ka plotë besim në reprezentuesin e Costa Ricas dhe besohet të ketë bllokuar planet e presidentit Florentino Perez për shitjen e tij.
Megjithatë, Don Balon raporton se Navas ka bërë të qartë se do të vazhdojë qëndrimin vetëm nëse i garantohet pozita e rregullt sezonin e ardhshëm sesa të luaj si një zëvendësues i Thibaut Courtoisit.
Juventusi është në pozitë për t’i ofruar Navasit atë që dëshiron dhe pretendohet se Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga kampioni i Italisë për të nënshkruar me ish bashkëojtarin e tij në mënyrë për të zëvendësuar Wojciech Szczesnyn.
Jasper Cillesseni i Barcelonës besohet të jetë gjithashtu shënjestër e Juventusit, por ata duhet të paguajnë rreth 43 milionë për të shitur atë./arbresh.info/
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...