Nis protesta e opozitës në akset kryesore të cilat lidhin Tiranën, me Jugun dhe Veriun e vendit. Mësohet se janë bllokuar 5 akse rrugore.
Në Tiranë protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin e ish-sheshit “Shqiponja”. Në Elbasan protestuesit kanë bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Në Fier, protestuesit kanë bllokuar rrethrrotullimin e Sheqit, në Elbasan do të jetë i bllokuar nga protesta rrethrrotullimi i Bradasheshit ndërsa në Durrës, është bllokuar rruga te Shkëmbi i Kavajës.
Lideri i Partisë Demokratike ka zgjedhur të jetë në Milot bashkë me mbështetësit e tij. Në të gjitha akset e bllokuara janë të pranishëm ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës./abcnews.al
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...