Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Rusinë. Gjyshi ka hedhur në sobë të nxehtë nipin e tij 2-vjeçar, pasi sipas tij ka parë djallin tek ai gjatë një feste të organizuar.
I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u shpëtua nga soba, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Si pasojë e nxehtësisë, atij iu dogj 50 për qind e trupit. Vogëlushi ndodhet në koma, ku po lufton për jetën.
Spitali njoftoi:
Është e vështirë të përcaktohet gjendja kur bëhet fjalë për një djegie të një shkalle të tillë. Duhen të paktën 4 ditë për të dalë në një përfundim. Mjekët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar 2-vjeçarin”, transmeton gazeta express.


Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...