Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Antikorrupsion për të ngritur procedura për kundërvajtje ndaj kryetarit të shtetit.
Nga Kabineti thonë se vendimi i Komisionit për Antikorrupsion është politik dhe mohojnë se presidenti i shtetit ka vepruar në kundërshtim me ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është zhgënjyes fakti, që tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë dorëzuar në mënyrë të rregullt shpjegimet dhe bazat ligjore në bazë të të cilave Presidenti i Republikës së Maqedonisë i miratoi dekretet, të njëjtat nuk u morën parasysh nga Komisioni dhe në vend të kësaj, shpjegimi jep përfundime të përgjithshme dhe të pasakta pa bazë ligjore. Presidenti i Republikës së Maqedonisë miratoi dekretet në përputhje me Kushtetutën e vendit”, thuhet në reagim.
Ata shtojnë se presidenti si komandant i lartë, nuk ka detyrim të kërkojë miratim për kompetencat që i ka të caktuara me ligj.
Nga Kabineti i Ivanovit thonë se vendimi i Komisionit për Antikorrupsion është kontradiktor me praktikat e mëhershme të këtij komisioni.
Ndryshe, Komisioni për Antikorrupsion dje vendosi të nis dy procedura për kundërvajtje ndaj presidentit Ivanov, për shkak të emërimit të disa gjeneralëve në Ushtri, pas shpalljes së zgjedhjeve./Telegrafi/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës