Shërbimet e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup gjatë ditëve festive do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore 24-orëshe përmes pikave kujdestare të natës në Poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorqe Petrov, Bit pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizare, Draçevë dhe Bukuresht.
“Nga Shtëpia e shëndetit në Shkup theksojnë se kujdestaria e së shtunës më 27 prill e të gjitha shërbimeve specialiste do të realizohet në poliklinikën Bukuresht nga ora 8 deri në 16 dhe mbulim 24-orësh nga Shërbimi për Ndihmë mjekësore urgjente me mjekim shtëpiak.
“I rekomandojmë qytetarët që për shkak të periudhës së kaluar të ekzistimit të kenë kujdes me futjen e ushqimit me origjinë të kafshëve dhe konsumim të alkoolit për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë”, qëndron në kumtesën e IPSH Shtëpia shëndetësore e Shkupit -Shkup./Telegrafi/
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?