Sindikata e Telekomit të Kosovës të enjten ka raportuar para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për PTK-në. Kryetari i Sindikatës, Lami Balaj, ka thënë se degradimi i kësaj kompanie ka filluar pikërisht në kohën kur ka filluar të menaxhohet nga vendorët, raporton arbresh.info.
“ Telekomi ka filluar të menaxhohet nga menaxhmenti vendor në vitin 2008 dhe pikërisht në atë kohë ka filluar degradimi i tij. Kulmi dhe fillimi i shkatërrimit ka filluar kur njerëzit brenda Telekomit bashkë me politikën ka qenë kontrate me z-mobile, kjo kompani nuk e ka investu asnjë cent në Telekom, krejt çka i marrin i kanë fitime të pastra dhe operojnë 30% të tregut duke pas fitime të njëjta me Telekomit”, ka thënë ai.
Balaj ka shtuar gjithashtu se kjo kontratë pas skadimit duhet të shkëputet në të kundërtën do të shkoj drejt shkatërrimit të tërësishëm. I pari i sindikatës së atelekomit ka mohuar se Telekomi është drejt falimentimit dike kërkuar që të mos behën propagnada të tilla.
“Jemi e vetmja kompani në Kosovë për të cilën shteti nuk ka pas nevojë asnjëherë të ndihmoj por ka ndodhë e kundërta, Telekomi i ka dhënë para shtetit. Po flitet se Telekomi është buzë falimenrimit dhe kjo nuk është në rregull sepse nuk është e vërtetë sepse nëse falimenton Telekomi do të falimentoj edhe shteti i Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndërsa auditimin e Telekomit, Balaj e ka cilësuar si fajtor për gjendjen e kësaj ndërmarrje, sipas tij për një kohë të gjatë nuk ka pasur auditim të jashtëm. Kryetari i sindikatës ka shtuar së pothuajse asnjë kontratë nuk u duhet.
“Ne nuk na duhen as 1% e kompanive me të cilat kemi kontrata, ne këto punë i kryejmë vet sepse kemi staf te mjaftueshëm”, ka shtuar ai.
Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri ka pyetur nëse ka pas reduktim të punëtorëve në rastet kur janë arritur marrëveshje me kompani jashtë ndërmarrjes.
“Ne kemi punëtorë boll nuk kemi nevojë për kontrata me asnjë kompani. Janë kompani që po na e zhvasin buxhetin”, ka thënë Balaj.
Ai po ashtu ka thënë se ka dërguar disa ankesa edhe ne departamentin e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës. I pari i sindikatës ka thënë gjithashtu se kanë dërguar ankesë edhe në Prokurorinë e Shtetit por nuk kanë marrë ftesë asnjëherë për deklaratë./Arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”